Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.
Janë 16 pika në rendin e ditës të cilat do të shqyrtohen sot, shumica prej tyre lidhur me ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe me formimin e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të disa institucioneve të pavarura.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e mori fjalën për të propozuar shtimin e disa pikave në rendin e ditës.
PDK-ja mbështeti përfshirjen në rend të ditës të pikave të propozuara nga LVV.
LDK-ja, ndërkaq, tha se nuk e mbështet këtë, duke argumentuar se u nevojitet më shumë kohë për t’i shqyrtuar.
AAK-ja gjithashtu mbështeti propozimin, por kritikoi mënyrën se si u bë kjo. Herë të tjera, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri tha se duhet të konsultohen me kohë.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...