Ka nisur seanca ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK-së.
Qeveria në krye me Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.
Pas mocionit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar disa herë nga Vetëvendosja të propozojnë një emër për mandatar. Pasi që LVV-ja nuk e dorëzoi një emër te i pari i shtetit, presidenti këtë të drejtë ia kaloi partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet.
LDK-ja ka propozuar për kryeministër Avdullah Hotin, derisa ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe. /GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...