Ka nisur seanca e parë e legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryesues i seancës është deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari, i cili do të ndihmohet nga deputetja më e re, Fatma Taçi.
Rendi i ditës i seancës:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Betimi i deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.