Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka filluar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviqit, të cilët akuzohen për nxitjen e protestuesve për të sulmuar gazetarët shqiptarë gjatë tensioneve në Leposaviq, më 16 qershor të vitit 2023.
Seanca e shqyrtimit fillestar ishte paraparë të mbahej më 18 shtator, por ishte shtyrë për sot në mungesë të shkresave të lëndës për të akuzuarin Slavko Simiq dhe mbrojtësin e tij.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, më 16 qershor 2023, gjatë protestës kundër vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Simiq i ka dhënë urdhër turmës që të sulmonte mediat dhe më pas ekipet e mediave janë sulmuar me shok-bomba, grushte, shqelma e mjete të forta.
Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.
Krahas tij, të akuzuarin Vukasinoviq, Prokuroria e ngarkon edhe me akuzën për sulm.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...