Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Deputeti socialist Llajo: Qytetarët nuk duan fjalë të kota - Gazeta Express
string(112) "nis-seanca-e-pare-e-legjislatures-se-xi-te-te-kuvendit-deputeti-socialist-llajo-qytetaret-nuk-duan-fjale-te-kota"

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 10:23

Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Deputeti socialist Llajo: Qytetarët nuk duan fjalë të kota

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 10:23

Ka nisur zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

Partia Socialiste hyn me 83 mandate, nga të cilat 53 janë emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë, ku 14 janë prurje të reja. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.

Sipas ligjit, seanca e parë duhet të drejtohej nga deputeti më i vjetër, gjë e cila i takonte liderit demokrat Sali Berisha, por ai së bashku me deputetin Tritan Shehu refuzuan dhe për këtë arsye seanca u drejtua nga deputetit socialist i Vlorës Vasil Llajo.

Seanca nisi me Himnin Kombëtar. Deputeti Llajo në fjalën e tij i shtriu dorën për bashkëpunim opozitës dhe kërkoi që në katër vitet e ardhshme të punojnë për të mirën e qytetarëve.

Llajo: Këtu fillon kapitulli i katër viteve të ardhshme ku do të shkruhet historia e vendit tonë. Shërbimi ndaj njeriut është rruga më e ndershme që një person mund të ndjekë. Kjo duhet të jetë në qendër të punës tonë. Çdo ligj, çdo vendim duhet të jetë në shërbim të qytetarit. Qytetarët nuk duan fjalë të kota, duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Ne nuk duhet të kemi merak të bashkëpunojmë kur është fjala për të mirën e vendit, përkundrazi duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë.