Tashmë ka nisur seanca e thirrur për formimin e qeverisë.
Glauk Konjufca më 4 nëntor është mandatuar nga presidentja Osmani për ta formuar qeverinë.
Deri tani nuk ka pasur ndonjë marrëveshje që do t’ia siguronte Konjufcës 61 vota.
Kjo është përpjekja e dytë e VV’së për të formuar qeverinë, pasi më 26 tetor Kurti dështoi t’i marrë 61 votat e nevojshme.
Nëse dështon të votohet Qeveria Konjufca 1, vendi shkon në zgjedhje.