Nis samiti në Shkup, Kurti, Rama të pranishëm– mungon Vuçiq - Gazeta Express
string(56) "nis-samiti-ne-shkup-kurti-rama-te-pranishem-mungon-vuciq"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 10:09

Nis samiti në Shkup, Kurti, Rama të pranishëm– mungon Vuçiq

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 10:09

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ka nisur dita e dytë e samitit ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian po diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin.

Ky samit, i cili ka filluar dje dhe po  vazhdon  edhe sot, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit dhe të nxisë iniciativa të përbashkëta brenda kuadrit të tregut të përbashkët rajonal, njofton Klankosova.

Në mesin e pjesëmarrësve janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është prezent.

Liderë të tjerë nga rajoni, e  përfaqësues të institucioneve evropiane dhe partnerë ndërkombëtarë do të jenë të pranishëm.