Nis rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Durrësit - Gazeta Express
string(55) "nis-rinumerimi-i-kutive-te-votimit-ne-qarkun-e-durresit"

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 10:30

Nis rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Durrësit

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 10:30

Ka filluar rinumërimi i pjesshëm i kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit në Durrës. Nga 490 qendra votimi, do të numërohen 290, si dhe 70 kuti të Diasporës.

Kjo u vendos pas disa kërkesave, përfshirë ato nga PD dhe kandidati i saj Aulon Kalaja, i cili kërkon të përmbysë rezultatin ndaj rivalit të tij, Arjan Ndoja, duke qenë 1047 vota prapa. Kalaja ka kërkuar rinumërimin e 60 kutive, ndërsa 70 kuti nga Diaspora do të kontrollohen gjithashtu.Pas zgjedhjeve, PS ruan 8 mandate në këtë qark, PD ka 6, ndërsa partitë e reja nuk kanë arritur të sigurojnë mandate.