Teatri i qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena” deri më tash ka qenë njëri nga teatrot që ka pasur kushtet më të dobëta të punës, nga të gjitha teatrot në Kosovë.
Por me punimet që kanë nisur së fundmi për renovimin e këtij objekti tashmë gjendja nuk do të jetë më e njëjtë.
Kështu ka njoftuar ministri i Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Punimet për rinovimin e Teatrit “Muharrem Qena” kanë filluar. Vazhdojmë me investime anekënd vendit për përmirësimin e kushteve të punës për artistët dhe publikun artdashës”, thuhet në njoftimin e Çekut.
Ndryshe, MKRS-ja po i vazhdon punimet me avazin e njëjtë për renovimin e objekteve me rëndësi kulturore, gjegjësisht ruajtjen dhe kushtet e mira për punë për artistët dhe publikun./OberverKult