string(86) "nis-regjistrimi-ne-kopshte-e-cerdhe-prinderit-kane-afat-per-aplikim-deri-ne-22-qershor"

Shqiperi

Gazeta Express

03/06/2025 12:41

Nis regjistrimi në kopshte e çerdhe, prindërit kanë afat për aplikim deri në 22 qershor

Shqiperi

Gazeta Express

03/06/2025 12:41

Nga e hëna kanë nisur aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në institucionet publike parashkollore përmes platformës zyrtare femijetetiranes.tirana.al. Kjo platformë përfshin jo vetëm regjistrimet e reja në çerdhe dhe kopshte, por edhe transferimet për fëmijët që ndryshojnë vendbanim apo institucion.

“Në platformë opsionet që prindërit mund të kërkojnë dhe të marrin shërbim janë: aplikim për herë të parë në çerdhe, aplikim për herë të parë në kopsht, kalim nga çerdhja në kopsht ose kur ka nevojë të bëjë transferim nga një çerdhe në një tjetër pasi mund të kenë ndërruar banesën, apo një kërkesë që ka për tu transferuar nga në çerdhe në një tjetër apo nga në kopsht në kopshtin që ai e ka më të afërt dhe përshtatshëm”.

Në vijim të këtij procesi, çdo institucion do të japë përparësi për banorët e njësisë ku ndodhet.

“Për shembull në kopshtin e njësisë 3 marrin shërbim prindërit që janë banor të njësisë 3 dhe nëse ka vende të tjera patjetër për të interesuarit”.

Për ata që hasin vështirësi teknike apo nuk arrijnë të përfundojnë aplikimin do të ofrohet ndihmë drejtpërdrejt në çdo institucion.

“Duke qenë që është risi, për herë të parë e duke marrë shkas nga telefonata në drejtorinë e çerdheve dhe kopshteve që nuk kanë mundur t’i finalizojnë nga celulari online, duke filluar nga dita e nesërme, në çdo objekt çerdhe apo kopshte, drejtuesja apo një person tjetër do të jetë aty për të mbështetur të gjithë të interesuarit për të realizuar procedurën për aplikim në çerdhe apo kopsht.”

Afati për aplikim përfundon më 22 qershor, ndërsa periudha e shqyrtimit të dokumentacionit do të zgjasë deri më 8 gusht. Prindërit do të informohen përmes e-mailit mbi pranimin në institucionin përkatës, ndërsa nga shtatori fëmijët e regjistruar do të mund të frekuentojnë çerdhen apo kopshtin që kanë zgjedhur

aaaaa