Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar informon qytetarët se ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra në hyrje dhe në dalje në Jarinje. Pala serbe ka njoftuar se është zgjidhur problemi me sistemin doganor që kanë pasur.
“Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinje është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së”, thuhet në njoftim, transmeton Express.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar gjatë ditës njoftoi se në Jarinjë kamionët me mallra ishin bllokuar dhe qarkullimi ishte ndalur.
“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhej në njoftimin e parë të QKMK-së.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...