Nis puna për ndërtimin e spitalit të Fierit - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2021 9:43

Nis puna për ndërtimin e spitalit të Fierit

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2021 9:43

Ditën e sotme kanë mbërritur makineritë për ngritjen e kantierit për spitalin e ri që do ndërtojë Turqia, janë vendosur edhe shtyllat e energjisë elektrike që do të furnizojnë kantierin.

Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milion euro. Kështu deklaroi përfaqësuesi turk i projektit i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali.

“Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu”, deklaroi ai para pak ditësh.

Ndërkohë ndërtimi i këtij spitali ka sjellë shqetësim tek disa familje që preken nga projekti. Ata dolën në protestë pak ditë më parë, pasi sipas tyre toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut.