Nis protesta e PD në Shqipëri para Kryeministrisë, Sali Berisha arrin në selinë partisë - Gazeta Express
string(86) "nis-protesta-e-pd-ne-shqiperi-para-kryeministrise-sali-berisha-arrin-ne-seline-partise"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 19:21

Nis protesta e PD në Shqipëri para Kryeministrisë, Sali Berisha arrin në selinë partisë

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 19:21

Partia Demokratike po mban protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë.

Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e ka autorizuar Partinë Demokratike për këtë protestë.

Sipas policisë bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit.

Vetëm pak minuta para fillimit të protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, shkoi në selinë “Blu”, ku nga do të niset për të shkuar përpara Kryeministrisë, aty ku do të mbajë dhe fjalimin e tij. /tch

Advertisement
Advertisement
Advertisement