Ka nisur Prime i shtatë i Big Brother VIP Kosova 3.
Ky Prime do të udhëhiqet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Ndërsa, tashmë si zakonisht, Olta Gixhari dhe Alaudin Hamiti janë tek pjesa e opinionistëve.
Kurse ky Prime do të jetë plot me zhvillime, pasi do të hapet edhe zarfi i zi.
Përndryshe, për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën.
Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen.
Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’.