Nis përgatitja e terrenit për ndërtimin e lagjes së re për familjet e kategorive të dala nga lufta - Gazeta Express
string(98) "nis-pergatitja-e-terrenit-per-ndertimin-e-lagjes-se-re-per-familjet-e-kategorive-te-dala-nga-lufta"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 12:16

Nis përgatitja e terrenit për ndërtimin e lagjes së re për familjet e kategorive të dala nga lufta

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 12:16

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese, sot ka marrë pjesë në fillimin e përgatitjes së terrenit, ku do të ndërtohet lagjja e re banesore, e cila do t’u dedikohet familjeve të kategorive të dala nga lufta.

Kryetari Ahmeti theksoi se ky projekt i rëndësishëm synon të ofrojë strehim të denjë dhe mundësi të reja për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, duke u krijuar atyre kushte të përshtatshme për jetesë dhe siguri për të ardhmen.

“Po ndërtojmë një lagje të re, të bukur dhe me kushte moderne, e cila do të ofrojë strehim të denjë dhe mundësi të reja për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Kjo lagje do t’i japë qytetit një pamje më të mirë, por mbi të gjitha do të sjellë qetësi dhe siguri për shumë familje. Ky është vetëm një hap tjetër në rrugën tonë të përkushtimit dhe punës konkrete”, tha Kryetari z. Imri Ahmeti.

Lagjja e re do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 45,000 m², me rreth 100 njësi banesore, të cilat do t’u jepen falas për shfrytëzim afatgjatë përfituesve.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet e Komunës së Lipjanit për të krijuar kushte më të mira jetese dhe për të përmbushur zotimet ndaj atyre që kanë dhënë shumë për lirinë e vendit.