Nis partneriteti mes ‘Artpolis’ dhe ‘Prizrenfest’ - Gazeta Express
string(45) "nis-partneriteti-mes-artpolis-dhe-prizrenfest"

Nis partneriteti mes ‘Artpolis’ dhe ‘Prizrenfest’

Arte

Gazeta Express

01/08/2022 12:19

Një bashkëpunim ka filluar mes qendrës ‘Artpolis’ dhe festivalit të teatrove ‘Prizrenfest’.

Ky bashkëpunim do të organizohet përmes tri aktiviteteve.

Lexo Edhe:

Prizrenfest, që mbahet në qytetin e Prizrenit, sivjet organizon edicionin e tij të parë, nga 31 korrik deri më 4 gusht, dhe Artpolis është e lumtur të kontribuojë me tri aktivitete në një festival që premton shumë dhe është një dritare më shumë në zhvillimin e artit skenik dhe aktivizmit artistik.

Artpolis prezanton në Prizrenfest dy shfaqje teatrore dhe një konferencë.

Më 1 gusht do të prezantohet shfaqja “Ora e Vdekjes” me regji të Ilir Bokshit në Burgun e Qytetit nga ora 21:00, bashkëproduksion i Artpolis dhe Bokshi Theater Company.

Më 3 gusht te Kino Plato do të keni të rastin të shihni shfaqjen “Zgjimi i Pranverës” me regji të Zana Hoxhës, nga ora 21:30, bashkëproduksion i Artpolis dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në ditën e fundit të Prizrenfest, më 4 gusht, zë vend konferenca teatrore “Reprezentimi i barabartë në Teatër – Mundësitë dhe realiteti për aktoret dhe aktorët”, tek Shtëpia e Shani Efendisë nga ora 11:00.

Edicioni i parë i Prizrenfest, në vitin e tij të parë sjellë një program të pasur me artistë/e vendorë/e dhe ndërkombëtarë/e nga: Kosova, Shqipëria, Bosnja – Hercegovina, Turqia, Italia dhe Rumania.

Në natën e hapjes së festivalit më 31 korrik, prej orës 21:00, në Kino Lumbardh, do të prezantohet Teatri Nacional i Sarajevës, me shfaqjen “To nikad nigdje nije bilo”, të regjisorit të njohur, Dino Mustafic.

/Gazeta Express