Nis operacioni i kërkim shpëtimit për burrin e zhdukur nga Malisheva - Gazeta Express
string(68) "nis-operacioni-i-kerkim-shpetimit-per-burrin-e-zhdukur-nga-malisheva"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 9:19

Nis operacioni i kërkim shpëtimit për burrin e zhdukur nga Malisheva

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 9:19

Një burrë nga fshati Janqishtë i Komunës së Malishevës është raportuar i zhdukur që nga data 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka lajmëruar bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se mbrëmë ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Ramadan Sopaj, ndërsa ekipet janë ende në terren dhe po vazhdojnë kërkimet.

“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftimin e shoqatës.