Nis mbledhja e Qeverisë, këto pika janë në rend të ditës - Gazeta Express
string(55) "nis-mbledhja-e-qeverise-keto-pika-jane-ne-rend-te-dites"

Nis mbledhja e Qeverisë, këto pika janë në rend të ditës

Gazeta Express

12/02/2020 10:07

Ka nisur mbledhja e dytë e Qeverisë së Kosovës, në krye me Albin Kurtin, raporton Televizioni T7.

Në rend të ditës janë 8 pika, ndër to edhe shfuqizimi i vendimit të Qeverisë Haradinaj për pagat.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, do të shfuqizohen edhe disa vendime që lidhen me strukturën organizative të Zyrës së Kryeministrit.

Do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars.

Si pikë e fundit e rendit të ditës është ndarja e mjeteve financiare për dëmet në Komunën e Pejës. /Express/