Nis linja e parë me hidroavion mes Greqisë dhe Shqipërisë - Gazeta Express
string(57) "nis-linja-e-pare-me-hidroavion-mes-greqise-dhe-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 10:45

Nis linja e parë me hidroavion mes Greqisë dhe Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 10:45

Kompania Hellenic Seaplanes ka zgjeruar rrjetin e saj të fluturimeve duke hapur linja të reja që lidhin qytetin grek të Janinës me Vlorën dhe Pogradecin në Shqipëri.

Fluturimi i parë me hidroavion mes Greqisë dhe Shqipërisë, në linjën Janinë–Vlorë, shënon fillimin e një modeli të ri të lidhjes ajrore në rajonin e Mesdheut. Kjo konsiderohet si lidhja e parë ajrore me hidroavion mes dy vendeve të Evropës Juglindore dhe një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një rrjeti më të gjerë të transportit ajror detar në rajonin e Jonit dhe Adriatikut.

Nisma vjen pas një ftese zyrtare nga autoritetet shqiptare dhe është pjesë e bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës së hidroavionëve dhe krijimin e korridoreve të reja ndërkufitare të transportit.

Qëllimi është lidhja e qyteteve bregdetare, rajoneve ishullore dhe destinacioneve turistike në të gjithë Mesdheun.

Fluturimet drejt Vlorës dhe Pogradecit përfaqësojnë hapin e parë konkret në realizimin e një plani që synon ta shndërrojë Greqinë në një qendër të rëndësishme operacionale për rrjetet e hidroavionëve në rajon.

Pas zhvillimit të një rrjeti të gjerë të aeroporteve ujore të licencuara në Greqi, Hellenic Seaplanes po zgjerohet tashmë në tregun ndërkombëtar me synimin për të krijuar një sistem të ri transporti që shfrytëzon mjedisin detar si infrastrukturë natyrore për lëvizje.

Sipas planifikimit strategjik të kompanisë, lidhja Greqi–Shqipëri është vetëm fillimi. Hapat e ardhshëm përfshijnë zgjerimin e rrjetit në vendet e Adriatikut, Jonit, Mesdheut Lindor dhe Afrikës Veriore, duke forcuar lidhjet, turizmin dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet këtyre rajoneve, shkruan Euronews.

Advertisement
Advertisement
Advertisement