Nis Kampionati Botëror i Karatesë në Dubai, Orana dhe Shabani luftojnë për të bronztën - Gazeta Express
string(85) "nis-kampionati-boteror-i-karatese-ne-dubai-orana-dhe-shabani-luftojne-per-te-bronzten"

Nis Kampionati Botëror i Karatesë në Dubai, Orana dhe Shabani luftojnë për të bronztën

Sport

Gazeta Express

16/11/2021 18:30

Karateistët tanë kanë nisur sot garat në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Fortesa Orana dhe Elhami Shabani janë në garë për medaljen e bronztë.

Orana në kategorinë +68 kilogramë, shënoi dy fitore ndaj Ekani Verica të Kamerunit dhe Chehinez Jemi të Tunizisë, për t’u ndalur në raundin e tretë. Garuesja jonë ndodhet në repesazh, falë arritjes në finale te garueses spanjolle Torres, prej së cilës u mund Fortesa. Oranës i duhen tri fitore për të siguruar podiumin.

Lexo Edhe:

Shabani në kategorinë -75 kilogramë, pësoi humbje në raundin e parë nga Mamduh Abdelaziz i Egjiptit, i cili arriti në finale, për t’ia mundësuar repesazhin Shabanit.

Dy fitore shënoi edhe Herolind Nishevci në kategorinë +84 kg. Medalisti i bronztë i Evropës mundi serbin Luka Vukoviq dhe Morgan Moss të Afrikës së Jugut, për t’u ndalur në raundin e tretë nga amerikani Brian Irr, i cili nuk vazhdoi deri në finale për t’ia mundësuar repesazhin Nishevcit.

Luftërat në repesazh dhe në kategoritë tjera zhvillohen nesër. Iu urojmë fat dhe suksese garuesve tanë.