Drjetori i ri i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka marrë vendimet e para që prej marrjes së detyrës. Mësohet se Skënder Hitaj është emëruar drejtor i ri i policisë së Durrësit dhe pritet që të marrë sot detyrën.
Hitaj, deri sot ka mbajtur postin e drejtorit të qarkut Dibër. Në vend të tij në Dibër është emëruar Dhimitraq Ziu, i cili mbante deri tani postin e zv.drejtorit për Rendin në Durrës.
Në ditët në vijim pritet një furtunë ndryshimesh në policinë e shtetit, konkretisht në komisariate dhe drejtori.
/Gazeta Express