Nis festivali i muzikës artistike Kosova Kamer Fest - Gazeta Express
string(51) "nis-festivali-i-muzikes-artistike-kosova-kamer-fest"

Arte

Gazeta Express

06/10/2022 12:42

Nis festivali i muzikës artistike Kosova Kamer Fest

Arte

Gazeta Express

06/10/2022 12:42

Me tingujt e Sonatës për violinë dhe piano no.3 filloi edicioni i XXI -të i festivalit të muzikës artistike Kosova Kamer Fest.

Nata e parë e festivalit ju besua Klaidi Sahatçi në violinë, Merita Rexha Tërshana në piano, Blerim Grubi në violë dhe Aristidh Prosi violinçello.

Lexo Edhe:

Sipas Sihana Badivukut, drejtore artistike, festivali po rikthehet pas dy viteve pauzë nga pandemia, por pavarësisht kësaj sfidat për ta realizuar një festival të muzikës artistike janë të shumta. Ajo tha se vitet po ecin, por problemet po mbesin të njejta, me theks të veçantë infrastrukura për interpretim muzikor.

 Përndryshe violinisti Sahatçiu vlerësohet për tonin e tij të bukur, ekspresiv dhe mban pozicionin  koncert mjeshtër në Orkestrën Tonhalle në Zyrih .

 Në programin e kësaj nate ishte edhe vepra nga Robert Schumann kuartet per piano në Es-Dur.

Kosova Kamer Fest do të sjell 11-të koncerte deri me datën 1 dhjetor./Rtk