Nis diskutimi në Munih, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit - Gazeta Express
string(59) "nis-diskutimi-ne-munih-kurti-e-vuciq-perballe-njeri-tjetrit"

Nis diskutimi në Munih, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit

Gazeta Express

14/02/2020 19:44

Ka nisur diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të cilët janë ulur përballë njëri-tjetrit.

Lexo Edhe:

Në panelin ku po diskutohet për rajonin, marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Borrell.

Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.