string(67) "nis-deshmine-edhe-nje-zyrtar-policor-ne-gjykimin-per-rastin-banjska"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 10:23

Nis dëshminë edhe një zyrtar policor në gjykimin për rastin “Banjska”

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 10:23

Po dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor, Elezi Peci, mbi rastin e sulmit serb në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në sallën e gjyqit janë dërguar të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.

Një ditë më parë, zyrtari policor, Mirsad Kryeziu, ka deshmuar për ngjarjet e natës së 24 shtatorit të 2023-s.

Ai ka rrëfer për momentet kur kanë nisur të shtënat e serbëve ndaj Policisë së Kosovës, si dhe për vrasjen e kolegut të tij, Afrim Bunjaku.