Igball Jashari u ndëshkua me karton të kuq dje në ndeshjen mes Drenicës dhe Llapit, e cila përfundoi baras, 1:1.
Nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, e preku topin me dorë dhe gjyqtari konsideroi se futbollisti ofanziv e bëri këtë si lojtar i fundit duke e përjashtuar nga loja.
Mirëpo, eksperti i referimit, Hajriz Hajdari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për këtë rast, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-referi i njohur i futbollit kosovar konsideron se vendimi për ta “skuqur” Jasharin ishte i ekzagjeruar, duke insistuar se ky rast nuk kishte rrezikshmëri direkte për gol, prandaj gjyqtari maksimalisht është dashur ta “zverdhë” lojtarin në fjalë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Hajriz Hajdarit në Facebook. /Gazeta Express