Nipi i boksierit Muhammad Ali, Nico Ali Walsh ka debutuar me fitore në boksin profesionist. Ai nderoi gjyshin e tij duke veshur shortset që ai ia kishte dhënë.
21-vcjeçari nuk e pati fare problem duelin me Jordan Weeks, duke e mundur pas 70 sekondave.
Meçi i luajtur në Catoosa, Oklahoma përfundoi ende pa u kryer raundi i pare.
Muhammad Ali fitoi titullin e botës në peshat e rënda tri herë. Ai u njoh si “The Greatest”, ndërsa vdiq në vitin 2016. Ai kishte luftuar me sindromin e Parkinsonit për më shumë se tri dekada.
Ali Walsh, i cili studion për biznes, është djali i vajzës së Muhammad Alis, Rasheda Ali. /Gazeta Express/