Pozicioni i Maqedonisë po bëhet i afrimuar – ky është komenti i parë nga një funksionar qeveritar pas shtyrjes së votimit për Raportin për përparimin e Maqedonisë në Parlamentin Europian. Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, në një intervistë, theksoi se, kurdo që të miratohet Raporti, është hap historik që e vërteta për vendin po del në institucionet europiane.
“Maqedonasit nuk janë të rastësishëm, nuk janë këtu rastësisht, nuk janë krijuar në mënyrë artificiale, nuk janë “mbjellë” në Ballkan, por kanë traditë shumëshekullore, e cila është e njohur për të gjithë. Disa të tjerë duan ta mohojnë dhe të thonë se nuk është kështu, por si çdo e vërtetë tjetër, edhe kjo doli në pah. Tani, nëse Raporti do të miratohet këtë javë apo për dy javë – në fund të ditës, nuk ndryshon asgjë”, tha Aleksandër Nikollovski, zëvendëskryeministër.
U parashikua që në tekst, raportuesi Tomas Vajs të theksonte identitetin dhe gjuhën e veçantë maqedonase, por kjo hasi në kritika të ashpra nga eurodeputetët bullgarë dhe debati u shty për më 24 të këtij muaji. Kryeministri bullgar Rosen Zhelazkov u shpreh i kënaqur me qëndrimin unanim të bullgarëve në Parlamentin Europian dhe sipas tij, nëse Raporti për Maqedoninë nuk miratohet fare – kjo nuk do të jetë precedent. Zhelazkov shtoi se çështja e Raportit në BE nuk duhet të shndërrohet në çështje dypalëshe.
“Deklarata e Kuvendit Popullor bullgar është tregues shumë i qartë për qëndrimin e Republikës së Bullgarisë në lidhje me draft-Raportin. Në këtë drejtim, ne do t’i përmbahemi këtij qëndrimi dhe do ta bëjmë këtë me mjetet e nevojshme, pa e kthyer këtë çështje në temë dypalëshe”, tha Rosen Zhelazkov, kryeministër i Bullgarisë.
Sipas kryeministrit bullgar, qëndrimi për eurointegrimin e Maqedonisë është i qartë dhe është përfshirë në kornizën negociuese të propozuar nga Franca. Ndryshe, me Deklaratën e Kuvendit bullgar, autoritetet në Sofje nuk lejohen të heqin dorë nga ajo që tashmë është rënë dakord dhe janë të obliguar të kërkojnë mekanizma që parandalojnë anashkalimin e kushteve.
aaaaa