Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski do të qëndrojë në SHBA gjatë tre ditëve të ardhshme, ku do të zhvillojë takime në Bankën Botërore dhe Departamentin e Shtetit, si dhe do të mbajë fjalim në sesionin kryesor plenar të forumit vjetor “Transforming Transportation 2026”, së bashku me komisarin evropian Apostolis Cicikostas.
“Nikolloski do të flasë me temën “Korridoret për lidhje të qëndrueshme” ku theksi do të vihet në korridoret strategjike pan-evropiane në Maqedoni, si dhe në projektet infrastrukturore të zbatuara nga Qeveria, me theks të fortë në ndërtimin aktual të pjesëve të autostradës, si dhe ndërtimin e planifikuar të një hekurudhe me shpejtësi të lartë në Korridorin 10 dhe lidhjen hekurudhore me Bullgarinë në Korridorin 8″, njoftoi Ministria e Transportit.
Gjatë kësaj ngjarje, janë planifikuar edhe takime të shumta me menaxhmentin e Bankës Botërore, ku është planifikuar të diskutohen projektet aktuale dhe të ardhshme që po zbatohen nga Qeveria dhe Ministria e Transportit në partneritet me Bankën Botërore.
“Nikolloski do ta shfrytëzojë vizitën e tij në SHBA për t’u takuar me përfaqësues të lartë në Departamentin e Shtetit, ku do të diskutojë partneritetin dhe bashkëpunimin ekonomik midis Maqedonisë dhe SHBA-së si partner strategjik i vendit. Gjatë vizitës, Nikolloski do të takohet edhe me përfaqësues të Partisë Republikane”, thuhet në kumtesë
tag_katrorimaqedoni_2