Nikaj: VV ka bërë opozitë me 14 deputetë, këto partitë tjera i kanë 40 - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 21:07

Nikaj: VV ka bërë opozitë me 14 deputetë, këto partitë tjera i kanë 40

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 21:07

Ish-ambasadori i Kosovës në disa shtete europiane, Bernard Nikaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Albin Kurtit po i mungon një opozitë konstruktive dhe se ai nuk po sfidohet.

Nikaj tha se partive opozitare po iu mungon edhe një qëllim i ekzistencës dhe nuk po kanë asgjë me të cilën mund të kritikojnë qeverinë.

“Sot Kosova nuk po ka opozitë. Me 14 shkurt LDK e ka prekur fundin dhe tani është drejt një reformimi i cili nuk dihet se sa do të zgjasë. PDK e ka humbë qëllimin e ekzistencës”, tha ai.

Tutje Nikaj tha se bërja e opozitës është e mundur përkundër shumicës që ka VV në Kuvend.

Ai argumentoi se VV i ka pasur shumë më pak deputetë vitet e kaluara dhe përsëri ka qenë një opozitë e fortë me të cilën ka arritur të ndryshojë politikbërjen dhe mendimin publik.

“VV ka bërë opozitë me 14 deputetë. Këto partitë tjera i kanë 40. Andaj nuk është se nuk kanë numra. Por ju mungojnë shumë elemente për të qenë konstruktiv”, shtoi ai. /Express/