Nikaj i PDK'së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin - Gazeta Express
string(84) "nikaj-i-pdkse-zgjedhjet-e-28-dhjetorit-jane-shansi-per-ti-kthyer-vendit-stabilitetin"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 18:21

Nikaj i PDK’së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 18:21

Zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj, e cilëson shpalljen e zgjedhjeve të 28 dhjetorit si një moment kritik për Kosovën, duke thënë se ky proces zgjedhor i hap rrugë rikthimit të stabilitetit, qetësisë dhe drejtimit të duhur për vendin.

Nikaj thekson se PDK, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, hyn në garë me vetëbesim dhe me bindjen se Kosova ka potencial të ecë shumë më përpara. Sipas tij, partia po i futet fushatës me vizion të qartë, me punë të ndershme dhe me energji të re që vjen nga terreni.

Ai shton se Kosova ka nevojë për një qasje më optimiste dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët, duke e parë 28 dhjetorin si mundësi për të ndërtuar një të ardhme me më shumë mundësi, dinjitet dhe shpresë.