Personat që qëndrojnë zgjuar deri vonë natën mund të kenë rrezik më të lartë për të shfaqur tipare të çrregullimit bipolar, sipas një studimi të ri.
Studiuesit zbuluan se individët me të ashtuquajturin “kronotip i mbrëmjes” (night owls) kanë më shumë vështirësi në menaxhimin e emocioneve dhe shfaqin më shpesh sjellje të ngjashme me bipolaritetin.
Studimi, i realizuar në Itali me mbi 2,000 të rritur, tregoi se:
Rreth 23% e pjesëmarrësve identifikoheshin si “night owls”
22% si persona të mëngjesit (“early birds”)
55% nuk kishin një preferencë të qartë
Rezultatet treguan se ata që qëndrojnë zgjuar natën raportuan nivele më të larta:
Depresioni
Ankthi
Nervozizmi
Luhatjet e humorit
Gjithashtu, ata kishin më shumë probleme me rregullimin emocional – pra vështirësi për të kontrolluar intensitetin e ndjenjave.
Autori kryesor i studimit, G. Pontoni, theksoi se ritmi i vonshëm i gjumit lidhet me një ndjeshmëri më të madhe ndaj tipareve bipolare, edhe tek popullata e përgjithshme.
Nga ana tjetër, cilësia e mirë e gjumit u identifikua si faktor mbrojtës, ndërsa pirja e duhanit u lidh me rritje të këtyre tipareve.
Sipas Andrea Fiorillo, president i European Psychiatric Association, preferencat për orarin e gjumit duhet të merren parasysh në vlerësimin e shëndetit mendor, pasi mund të ndihmojnë në identifikimin më të mirë të rrezikut.
Megjithatë, studime të tjera – si një nga Imperial College London – kanë treguar se “night owls” mund të kenë edhe avantazhe, si funksion më të mirë njohës në disa raste.
Në përfundim, të qenit person nate nuk është domosdoshmërisht problem, por mund të lidhet me sfida në shëndetin emocional – sidomos nëse shoqërohet me gjumë të dobët dhe zakone jo të shëndetshme. /GazetaExpress/