Nicolas Pepe është rikthyer sërish te Arsenali.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë e kaloi sezonin e fundit si i huazuar te Nice, por tani do të rikthehet sërish në “Emirates Stadium”, shkruan Gazeta Express.
Krerët e klubit francez nuk kanë shprehur interesim për transferimin e tij ose gjetjen e një marrëveshjeje tjetër me Arsenalin.
Kësisoj, Nice konfirmoi këtë të premte se Pepe është rikthyer te “Topçinjtë”.
Nga “Allianz Riviera” janë larguar edhe Joe Bryan e Ross Barkley, teksa Andy Delort ka kompletuar transferimin te Nantes.
Sa i përket Pepe, ai shënoi 8 gola gjatë gjysmës së parë të sezonit, përpara se të mbetej jashtë shkaku i një lëndimi në gju.
28-vjeçari në total regjistroi 28 paraqitje me Nice.
Ndryshe, Nicolas Pepe me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/
🔴 Mercato
— OGC Nice (@ogcnice) June 9, 2023
Fin de l’aventure niçoise pour @joebryan, @Nicolaspepe1919, @RBarkley8 et @AndyDelort9
L’ensemble de l’#OGCNice leur souhaite beaucoup de réussite pour la suite de leur carrière.