Nico Williams i vendos kushte Barçës, kjo i jep ultimatum - Gazeta Express
string(56) "nico-williams-i-vendos-kushte-barces-kjo-i-jep-ultimatum"

Futboll

Gazeta Express

30/06/2025 14:00

Nico Williams i vendos kushte Barçës, kjo i jep ultimatum

Futboll

Gazeta Express

30/06/2025 14:00

Transferimi i Nico Williamsit në Barcelonë mund të dështojë.

Kërkesat e futbollistit të Athletic Bilbaos po konsiderohen si të papranueshme nga drejtuesit e gjigantit katalunas.

Në fakt, sipas mediumit spanjoll “Marca”, ajo që ylli i Euro 2024 nuk e dëshiron janë problemet me regjistrimin, siç ndodhi vitin e kaluar me Dani Olmon, përcjell “Gazeta Express”.

Barça nga ana e saj është e vendosur: “Blaugrana” nuk pranojnë kushte nga ana e lojtarit, të cilat i konsiderojnë si të papranueshme.

Dhe, sipas drejtuesve të kampionit spanjoll, nëse lojtari vonon në dhënien e dritës jeshile përfundimtare, transferimi mund të anulohet.

Nico Williamas është bërë objektivi kryesor i Barcelonës në këtë verë, ndërsa edhe vetë lojtari e ka shprehur dëshirën për të përfunduar në “Camp Nou”.

Barça e kishte kërkuar lojtarin edhe verën e kaluar pas Euro 2024, ku kishte shkëlqyer ai, por kërkesat e Athletic Bilbaos në atë kohë ishin shumë të larta. /Gazeta Express