“Ni teze pa martu e kom”, nisin shakatë me Bill Gates pas lajmit për ndarje - Gazeta Express
string(72) "ni-teze-pa-martu-e-kom-nisin-shakate-me-bill-gates-pas-lajmit-per-ndarje"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 15:31

“Ni teze pa martu e kom”, nisin shakatë me Bill Gates pas lajmit për ndarje

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 15:31

Kosovarëve duket se nuk iu ik asnjë ngjarje pa e komentuar e pa bërë shaka për të. Njëjtë ka ndodhur edhe me lajmin për ndarjen e Bill dhe Melinda Gates, pas 27 viteve martesë, shkruan Express.

Dikush i ka komentuar në fotografinë e tij të profilit, duke i thënë se e ka një teze pa martuar, nëse është i interesuar për lidhje.

Lexo Edhe:

Një tjetër i ka shkruar në llogarinë zyrtare në Instagram, duke i treguar se si do të vepronte pas ndarjes, nëse do të ishte i pasur sa ai.

Dikush i ka shkruar edhe gruas së tij, Melindës.

Ndryshe, Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.

“Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve . Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift”, është komenti i vetëm që deri më tani shpjegon vendimin e papritur.

Ish-CEO i Microsoft, pasuria e të cilit përllogaritet në afro 145 miliardë dollarë, dhe bashkëshortja e tij Melinda prej shumë vitesh drejtojnë fondacionin që mban emrin e tyre, që objektiv ka reduktimin e varfërisë, dhe krijimin e mundësive të qendrueshme të prodhimit./Gazeta Express