Ngushtica e Hormuzit: Çfarë është dhe pse ka rëndësi? - Gazeta Express
string(51) "ngushtica-e-hormuzit-cfare-eshte-dhe-pse-ka-rendesi"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 14:03

Ngushtica e Hormuzit: Çfarë është dhe pse ka rëndësi?

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 14:03

Ligjvënësit iranianë kanë mbështetur thirrjet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit – një rrugë tregtare jetike për botën, nëpër të cilën kalon mbi një e pesta e furnizimit global me naftë çdo ditë.

Teherani ka kërcënuar edhe më parë me një veprim të tillë, i cili do të kufizonte tregtinë dhe do të ndikonte ndjeshëm në çmimet globale të naftës, por nuk e ka vënë asnjëherë në zbatim.

Megjithëse duket se ekziston një konsensus në parlamentin iranian për mbylljen e ngushticës, vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.

Përveç Iranit, edhe Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku varen nga kjo rrugë e ngushtë ujore për të eksportuar naftën e tyre drejt Kinës dhe tregjeve të tjera ndërkombëtare.

Ngushtica ndodhet mes Omanit dhe Iranit, duke lidhur Gjirin Persik në veri me Gjirin e Omanit në jug dhe më tej me Detin Arabik.

Në pikën më të ngushtë, ajo ka një gjerësi prej 33 kilometrash, ndërsa korridori i lundrimit për anijet është vetëm 3 kilometra i gjerë.

Frika nga mbyllja e Hormuzit trondit tregjet e naftës

Irani, anëtar kyç i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), prodhon rreth 3.3 milionë fuçi nafte në ditë dhe eksporton mbi 2 milionë fuçi në ditë, shumicën përnes Ngushticës së Hormuzit.

Mes shkallëzimit të tensioneve me Iranin, po rritet frika se kjo rrugë vitale e transportit mund të sulmohet apo të mbyllet.

Afro 20 për qind e naftës së botës, rreth 18–19 milionë fuçi në ditë, kalojnë përmes ngushticës.

Edhe një mbyllje e përkohshme e Hormuzit do të mund të trazonte furnizimet globale dhe të shkaktonte rritje të çmimeve.

Si anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Irani prodhon rreth 3.3 milionë fuçi naftë në ditë dhe eksporton mbi 2 milionë fuçi naftë dhe karburant çdo ditë.

Mbyllja e ngushticës do t’i jepte Teheranit një mjet të drejtpërdrejtë presioni ndaj Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës – e cila me gjasë do të nxiste inflacionin, si në SHBA, ashtu edhe globalisht.

Megjithatë, një veprim i tillë do të përbënte gjithashtu një akt të rëndë të vetësabotimit ekonomik.

Edhe Irani varet nga e njëjta rrugë për eksportet e veta të naftës, dhe një bllokadë e tillë mund të nxiste vendet arabe të Gjirit – pavarësisht kritikave ndaj sulmit izraelit – të ndërhyjnë për të mbrojtur interesat e tyre strategjike dhe ekonomike. /REL