Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza thotë se viteve të fundit ka pasur ngritje enorme të çmimeve, dhe të ardhurat kanë mbetur pothuajse në nivel të njëjtë.
Hamza në emisionin Pressing në T7 tha se si rezultat i kësaj ka përkeqësim të standardit jetësor në Kosovë.
“Viteve të fundit inflacioni ka qenë shumë i lartë, pra çmimet bazike kanë lëviz prej 40 deri 100 për qind. Shtresën më të madhe i prekun qito produktet bazike: buka, qumështi, vaji, kripa, qaji edhe energjia elektrike.
Kemi pas një ngritje enorme të çmimeve dhe të ardhurat kanë mbetur pothuajse në nivel të njëjtë. Pagat e pensionet pa ndonjë rritje domethënëse. Dhe si rezultat i kësaj kemi përkeqësimin e standardit të jetesës në Kosovë”, tha ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...