Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Meta: KED të tregojë kush institucion po e zvarrit procesin - Gazeta Express
string(89) "ngritja-e-gjykates-kushtetuese-meta-ked-te-tregoje-kush-institucion-po-e-zvarrit-procesin"

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Meta: KED të tregojë kush institucion po e zvarrit procesin

Gazeta Express

18/09/2020 11:40

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që Këshilli i Emërimeve në Drejtësië të japë shpjegime për institucionet që mund të kenë vonuar mbërritjen e informacioneve për të dalë në listat e reja për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese.

Në një komunikim me gazetarët, Meta u shpreh se vonesat për ringritjen e Kushtetueses janë të pajustifikuara dhe se ai që pengon procesin, duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.

Lexo Edhe:

”Kam ndjekur me shqetësim dhe procesin e plotësimit të vakancave për në Gjykatën Kushtetuese. Kjo situatë problematike ka 3 vjet. Që me bllokimin e KED, dhe më pas keqfunksionimin e saj. Problematikat në 2019 janë trajtuar në opinionin e Venecias.

Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara.

Problematikat e konstatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera. Që kanë të bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë dërgimin e tij tek KED.

Presidenti kërkon të dijë se si institucionet kanë komunikuar me KED, dhe si KED nuk ka reaguar duke pranuar këtë zvarritje.

Nga një këndvështrim, rezulton që ka institucione që kanë vonuar informacionin për 8 muaj. Por edhe institucione të pavarura prej 5 muajsh. Janë të pafalshme. Afati është 3 muaj për verifikimin e një kandidati. Verifikimi i situatës

Cilat institucione kanë vonuar procesin. KED duhet të raportojë në Kuvend e Presidencë. Po ashtu KLGJ nuk po punon me ritëm të plotë, pasi në GJL po presin mijëra dosje. Nevojë imediate për bashkëpunim.”- tha Meta.