Ngritet aktakuzë ndaj Donika Gërvallës - Gazeta Express
string(38) "ngritet-aktakuze-ndaj-donika-gervalles"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 10:48

Ngritet aktakuzë ndaj Donika Gërvallës

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 10:48

Prokuroria i ka ngritur aktakuzë ministres Donika Gërvalla.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Lexo Edhe:

Kjo e fundit ka bërë me dije se aktakuza është ngritur më 31 janar.

Gërvalla akuzohet për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo.