Ngrihet Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS - Gazeta Express
string(69) "ngrihet-komisioni-hetimor-per-trajtimin-e-te-dhenave-te-sistemit-tims"

Ballina

Gazeta Express

02/04/2024 20:15

Ngrihet Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Ballina

Gazeta Express

02/04/2024 20:15

Komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS zhvilloi sot mbledhjen e parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Në nisje të mbledhjes, kryetari i komisionit Ervin Salianji bëri të ditur përbërjen e komisionit, i cili është ngritur me kërkesë të deputetëve të opozitës dhe do të ushtrojë veprimtarinë e tij për një periudhë 4-mujore, deri në 21 korrik 2024.

Gjatë prezantimit të objektit të komisionit dhe qëllimit të ngritjes së këtij komisioni, Salianji u shpreh se “qëllimi i këtij komisioni është kontrolli i ligjshmërisë së veprimeve a mosveprimeve të organeve dhe funksionarëve publikë të ngarkuar me administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave TIMS”.

Po ashtu, ai theksoi se ky hetim do të synojë kontrollin e zbatimit të ligjeve në fuqi, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative ose ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.

Salianji theksoi se objekti i punës së komisionit hetimor është shqyrtimi i çështjeve që lidhen me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS dhe vlerësimi i nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.