Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për krime luftë ndaj popullsisë civile, prokuroria propozon gjykim në mungesë - Gazeta Express
string(112) "ngrihet-aktakuze-ndaj-tre-personave-per-krime-lufte-ndaj-popullsise-civile-prokuroria-propozon-gjykim-ne-mungese"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 15:49

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për krime luftë ndaj popullsisë civile, prokuroria propozon gjykim në mungesë

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 15:49

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.V. dhe M.V. të  nacionalitetit serb dhe A.Ç. të nacionalitet boshnjak nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile.

Prokuroria tha se hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit si pjesëtarë rezervë të Policisë të Stacionit Policor në Pejë, “në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, kanë kryer vrasje, dëbim, shkatërrim të pasurisë dhe keqtrajtim ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë, me ç ‘rast u vranë (14) civilë të nacionalitet shqiptar”.

Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se të pandehurit gjenden në arrati.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement