Ngrihet aktakuzë ndaj J.GJ., dyshohet se si zyrtare e OSBE-së, spiunoi te BIA - u arrestua në Jarinje në shkurt - Gazeta Express
string(106) "ngrihet-aktakuze-ndaj-j-gj-dyshohet-se-si-zyrtare-e-osbe-se-spiunoi-te-bia-u-arrestua-ne-jarinje-ne-shkurt"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 13:36

Ngrihet aktakuzë ndaj J.GJ., dyshohet se si zyrtare e OSBE-së, spiunoi te BIA – u arrestua në Jarinje në shkurt

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 13:36

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj ish-zyrtares së OSBE-së, J.GJ. nën dyshimin për spiunazh.

J. GJ. u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare Jarinjë, në veri të Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Prokuroria tha se J.GJ. akuzohet se “nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më  28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë”.

“E pandehura, e cila mbante pozitën “Zyrtare e Programit Kombëtar” në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Regjionin e Mitrovicës, akuzohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s. Këto veprime, sipas Prokurorisë, kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë. J.GJ.nga pozita e saj në OSBE, dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh A.V., gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, po ashtu ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës”, tha Prokuroria Speciale.

Ajo shton se sipas provave të siguruara gjatë hetimeve, informacionet e siguruara nga J.GJ, janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për Rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe zyrtari L.B., ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në Beograd të Serbisë.

Prokuroria Speciale tha se i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, e pandehura të shpallet fajtore për veprën penale që i vihen në barrë dhe ndaj saj të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi./Express/