Ngrihet aktakuzë kundër një ekzamineri, një asistenti administrativ dhe tre zyrtarëve të një autoshkolle në Pejë - Gazeta Express
string(111) "ngrihet-aktakuze-kunder-nje-ekzamineri-nje-asistenti-administrativ-dhe-tre-zyrtareve-te-nje-autoshkolle-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 11:02

Ngrihet aktakuzë kundër një ekzamineri, një asistenti administrativ dhe tre zyrtarëve të një autoshkolle në Pejë

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 11:02

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

A.R dyshohet se në cilësinë e ekzaminerit ka ndihmuar disa kandidat me rastin e testimit teorik për patentë shofer, duke u treguar pyetjet e sakta, ashtu që të njëjtit kanë arritur që ta kalojnë testin teorik dhe të fitojnë kushtin për pjesën praktike.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.R. në mënyrë të vazhdueshme nga data 18.07.2022 e në vazhdimësi gjer me datën 22.09.2022, në Pejë, në cilësinë e personit zyrtar – ekzaminerit, ka ndihmuar disa kandidat me rastin e testimit teorik për patentë shofer, duke u treguar pyetjet e sakta, ashtu që të njëjtit kanë arritur që ta kalojnë testin teorik dhe të fitojnë kushtin për pjesën praktike. Me këto veprime i pandehuri A.R. ka kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga KPRK-së.”

L.G. si asistent administrativ në njësinë për patentë shofer në Pejë, pasi një kandidat bie disa herë nga provimi për patentë shofer, i mundëson paraqitjen e provimit pa kryer fletëpagesën.

“ I pandehuri L.G. sipas aktakuzë me datën 18.07.2022 në Pejë, në cilësinë e personit zyrtar – asistent administrativë në njësinë për patentë shofer në Pejë, pasi një kandidat bie disa herë nga provimi për patentë shofer, i mundëson paraqitjen e provimit pa kryer fletëpagesën, përkatësisht duke shfrytëzuar fletëpagesën e provimit të kaluar për të cilën i ishte nënshtruar njëherë dhe më pas kandidati të njëjtën ditë kur e paraqet provimin, futet në të dhe e kalon testin teorik, duke fituar kushtin për t’iu nënshtruar pjesës praktik. Me këto veprime i pandehuri L.G. ka kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga KPRK-së.”

Ndërsa D.T., A.A. dhe F.T. si zyrtarë të një autoshkolle i plotësojnë disa kandidatëve librezën e orëve kinse të kryera, ani pse kandidatët nuk kanë qenë fare në Kosovë atë kohë dhe në këtë mënyrë të njëjtit më pas i nënshtrohen provimit për patentë shofer.

“Të pandehurit D.T., A.A. dhe F.T., nga data 06.01.2022 e në vazhdimësi gjer me datën 13.09.2022 në Deçan, si zyrtar të një auto shkolle, përkatësisht instruktor profesional të licencuar, i plotësojnë disa kandidatëve librezën e orëve kinse të kryera, ani pse kandidatët nuk kanë qenë fare në Kosovë atë kohë dhe në këtë mënyrë të njëjtit më pas i nënshtrohen provimit për patentë shofer. Me këto veprime të pandehurit D.T., A.A. dhe F.T. kanë kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga KPRK-së.”

“Prokurori i rastit me rastin e ngritjes së aktakuzës përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe shqiptimin e dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës. Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për luftimin e veprave penale nga kapitulli i korrupsionit dhe ndjekjen e kryeseve të këtyre veprave penale sipas Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”