Ngrihen shqetësimet për gjendjen e luftës në Ukrainë! Pse u fshi menjëherë një video e Von der Leyen? - Gazeta Express
string(99) "ngrihen-shqetesimet-per-gjendjen-e-luftes-ne-ukraine-pse-u-fshi-menjehere-nje-video-e-von-der-leyen"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 7:14

Ngrihen shqetësimet për gjendjen e luftës në Ukrainë! Pse u fshi menjëherë një video e Von der Leyen?

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 7:14

Çfarë thuhej në videon e fshirë menjëherë nga Von der Leyen rreth luftës në Ukrainë?

Një video e fshirë thuajse menjëherë nga Twitter-i i presidentes së Komisionit Europian ka ngritur shqetësime rreth gjendjes së luftës në Ukrainë.

Lexo Edhe:

Në statusin e publikuar në Twitter të mërkurën, von Der Leyen tha se “më shumë se 100,000 ushtarë ukrainas janë vrarë” që nga fillimi i konfliktit dhe se rreth 20,000 civilë kanë vdekur gjithashtu për shkak të luftimeve.

Tweet-i – tashmë i fshirë – në të cilin pretendohej se konflikti në Ukrainë u ka kushtuar jetën 100,000 ushtarëve ukrainas – u pa me shqetësim pasi ky është një numër shumë më i madh nga sa ç’është raportuar nga Ukraina.

“Ne shpjeguam në rrjetet sociale arsyet dhe kontekstin në të cilin u bë kjo”, tha zëdhënësja e KE-së Dana Spinant.

Zëdhënësja Spinant postoi gjithashtu në Twitter duke cilësuar se shifra ishte e pasaktë, duke shtuar se vlerësimi i KE-së, i cili u mor nga “burime të jashtme” të paidentifikuara, kishte për qëllim të përfaqësonte viktimat e luftës që përfshinin dhe  të vrarët dhe të plagosurit dhe se kishte për qëllim të tregonte “shkallën reale të brutalitetit të Rusisë”.