Ngrihen sërish temperaturat, sa do të shënojë termometri ditën e enjte - Gazeta Express
string(69) "ngrihen-serish-temperaturat-sa-do-te-shenoje-termometri-diten-e-enjte"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 17:08

Ngrihen sërish temperaturat, sa do të shënojë termometri ditën e enjte

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 17:08

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e pasdites në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 38 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 rgadë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-5 ballë.