Ngrënia nëpër restorante dhe kafene në Maqedoni po bëhet luks, çmimet e ushqimit dhe pijeve këtë vit janë rritur për 5% - Gazeta Express
string(117) "ngrenia-neper-restorante-dhe-kafene-ne-maqedoni-po-behet-luks-cmimet-e-ushqimit-dhe-pijeve-kete-vit-jane-rritur-per-5"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 8:52

Ngrënia nëpër restorante dhe kafene në Maqedoni po bëhet luks, çmimet e ushqimit dhe pijeve këtë vit janë rritur për 5%

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 8:52

Çmimet e shërbimeve të gastronomisë në restorante, kafene dhe hotele në vend, në korrik të këtij viti kanë qenë për 5 për qind më të larta krahasuar me korrikun e vitit të kaluar – ka matur Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasimi midis korrikut të vitit të kaluar dhe korrikut të këtij viti tregon se qytetarët kanë paguar 8,1% më shumë për ushqim në objektet e gastronomisë.

Çmimet e pijeve alkoolike janë rritur për 8,4%, ndërsa të pijeve joalkoolike për 6,1%. Të dhënat tregojnë se për shtatë muajt e këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve gastronomike janë rritur për 5,3%. Ushqimi për 4,7%, pijet alkoolike për 5,3%, pijet joalkoolike për 5,9%, ndërsa fjetjet për 7,2%.

Çmimet e shërbimeve gastronomike në korrik të këtij viti janë rritur për 0,5% krahasuar me muajin paraprak.