N’Golo Kante është i mrekullueshëm: “Na e hapi derën e shtëpisë në ditët më të vështira” - Gazeta Express
string(84) "ngolo-kante-eshte-i-mrekullueshem-na-e-hapi-deren-e-shtepise-ne-ditet-me-te-veshtira"

N’Golo Kante është i mrekullueshëm: “Na e hapi derën e shtëpisë në ditët më të vështira”

Gazeta Express

03/07/2020 23:01

Kemi dëgjuar histori të ndryshme për N’Golo Kanten, i cili pavarësisht se sot fiton miliona, mbetet njeri i thjeshtë jashtë fushe, gjithmonë duke kujtuar vështirësitë që ka pasur si fëmijë.

Sa herë i është dhënë mundësia, në një apo tjetër mënyrë, Kante i është gjendur atyre që kanë pasur nevojë.

Lexo Edhe:

Tani Cedric Kipre, ish futbollisti i Leicester City, ka zbuluar një histori që ka ndodhur vite më parë.

“Kam jetuar në shtëpinë e Kante për disa muaj kur isha në Leicester. Kisha probleme me apartamentin dhe ai na strehoi mua dhe vëllain tim”, u shpreh Kipre.

“Jo të gjithë do ta kishin bërë këtë. Ishte vërtet diçka e mirë nga ai. Nuk ka njeri më të përulur se Kante”. /Gazeta Express/