Pamja e monumentit “NEWBORN” çdo 17 shkurt ndryshon duke përçuar një mesazh për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Këtë vit “NEWBORN” i kushtohet të gjitha viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.
Shumë vullnetarë, kanë ndryshuar monumentin, “NEWBORN”, e cila do të shndërrohet në akronim ku secila shkronjë e nis një fjalë, duke e përpiluar këtë fjali, të shkruar në pjesët anësore të monumentit: Never, Ending, Wars, Bring, Oppression,Rape & Neglect. Në shqip do të thotë “Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime e shpërfillje”.
Ky ndryshim po mirëpritet shumë nga qytetarët, të cilët duke kaluar aty pari janë ndaluar për ta fotografuar.
Ideatori i parvjetshëm i dizajnimit të “NEWBORN-it”, Fisnik Ismaili, ka thënë se temën të cilën kanë vendosur ta trajtojnë sivjet është viktimat e abuzimit seksual jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë botën, pasi sipas tij kjo temë nuk është trajtuar për vite nga institucionet e as qytetarët nuk janë vetëdijesuar në këtë çështje.
“Ky ndryshim bëhet çdo vit. Këtë vit kemi vendosë me trajtu viktimat e abuzimit seksual sepse është temë shumë e ndjeshme që per vite me radhe nuk është trajtu, njerëzit nuk janë vetëdijësu me situatën dhe institucionet duhet me i trajtua dinjitetshëm këta personal”, ka thënë ai.
Ai u shpreh se shpreson që edhe këtë vit, ky instilacion ta arrijë efektin për të cilin është punuar.
“Qëllimi është me pas efekt sa më shumë. Gjithmonë ka prekë tematika që ka të bëjnë me Kosovën, vjet ka qenë tema e ambientit, njëjtë edhe sivjet nuk ka të bëjë vetëm me viktimat në Kosovë por me te gjitha viktimat që kanë përjetua këtë tmerr në luftë e konfliktet rreth botës”, tha Ismaili.
Ismaili tha se ngjyrosja që ka filluar do të përfundojë dhe do të jetë e gatshme për qytetarët neser në mëngjes ashtu si çdo vit tjetër.
“Çdo ngjyrosje zgjatë një vjet dhe nesër në mëngjes me të 17-in siç është bë traditë keni me vërejte “NEWBORN-in” të ngjyrosur”, ka thënë ai.
Qytetarit Pajazit Tahiri pamja e re e Newborn-it po i pëlqen shumë dhe ai mendon që do të ketë ndikim te institucionet e vendit.
“Pamja e re po na doket shumë mirë mirëpo pas shumë gjërave që na kanë shkaktuar populli serb kjo po duket një pikë shumë e vogël dhe është mëkat shumë i madh çka ka ndodh me vendin tonë. Unë besoj që do të rritet vetëdijesimi si te qytetarët dhe të institucionet e vendit. Dhe unë kur po i shoh këto shkrime po ndjehem shumë keq. Mesazhi im është që të dhunuarit të bëjnë durim dhe të rehabilitohen sepse i gjithë populli i kupton dhe unë mendoj që populli jonë këto nuk do ti shkaktonte”, ka thënë ai./EO
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...