Ngjyra e syve ndikon në rritjen e depresionit - Gazeta Express
string(45) "ngjyra-e-syve-ndikon-ne-rritjen-e-depresionit"

Shneta tjera

Gazeta Express

13/07/2023 21:43

Ngjyra e syve ndikon në rritjen e depresionit

Shneta tjera

Gazeta Express

13/07/2023 21:43

Për disa njerëz temperaturat më të ftohta dhe ditët më të shkurtra sjellin ndër mend mrekullitë e bukura të dimrit dhe netët komod afër zjarrit.

Për të tjerët, sidoqoftë, dimri mund të jetë fort i pritur. Tani, shkencëtarët thonë se mund të ketë një indikacion se pse disa njerëz vuajnë nga çrregullimi emocional sezonal, ndërsa tek të tjerët nuk ndikon.

Lexo Edhe:

Sipas një studimi të kohëve të fundit, ngjyra e syve mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Hulumtimi i ri, i publikuar vitin e kaluar në “Open Access Journal of Behavioural Science & Psychology” zbuloi se njerëzit me sy më të çelur ose të kaltër janë më të ekspozuar për të shfaqur ndryshueshmërinë sezonale në disponimin, peshën, oreksin, gjumin dhe aktivitetin social.

Studimi përfshinte 175 studentë universitarë dhe të diplomuar nga Uellsi i Jugut dhe Qipro, me një moshë mesatare prej 24 vjeç.

“Arsyeja që ngjyra e syve mund t’i bëjë disa njerëz më të prirur ndaj depresionit ose ndryshimeve të humorit mund të jenë për shkak të sasisë së dritës që mund të procesojnë sytë e një individi”, shkruan Lance Ëorkman, PhD, autori kryesor i studimit dhe një profesor i psikologjisë në Universiteti i Uellsit të Jugut.

Sytë me më pak pigment-blu ose gri, për shembull, janë më të ndjeshëm ndaj dritës, që do të thotë se ata nuk kanë nevojë të absorbojnë aq shumë për qelizat e tyre retinale për të marrë dhe përpunuar imazhe.

Kjo gjithashtu do të thotë, që njerëzit me sytë më të çeltë lëshojnë më pak melatonin gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Melatonina është një hormon i prodhuar nga trupi që na ndihmon të kalojmë në gjumë. Por disa ekspertë besojnë se melatonina – ose një çekuilibër i melatoninës dhe serotoninës, një tjetër hormon që rregullon gjendjen e humorit – mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të lodhshëm ose në depresion.