Ngjashmëria me Melonin shkaktoi reagime të shumta, fshihet fytyra e engjëllit - Gazeta Express
string(76) "ngjashmeria-me-melonin-shkaktoi-reagime-te-shumta-fshihet-fytyra-e-engjellit"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 12:38

Ngjashmëria me Melonin shkaktoi reagime të shumta, fshihet fytyra e engjëllit

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 12:38

Fytyra e engjëllit të restauruar e cila ngjante me atë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni është fshirë nga artisti që e restauroi atë.

Zyrtarët e kishës dhe qeverisë nisën një hetim pasi fotografitë e engjëllit në Bazilikën e Shën Lorencit në Lucina për shkak të ngjashmërisë me Melonin.

Artisti, Bruno Valentinetti, fillimisht i mohoi pretendimet, por të mërkurën pranoi se ishte me të vërtetë fytyra e kryeministrit. Megjithatë, ai këmbënguli se ishte e ngjashme me origjinalin.

Valentinetti i tha gazetës la Repubblica se Vatikani i kishte urdhëruar ta mbulonte pikturën. Tiparet origjinale të fytyrës tani do të restaurohen, pas një deklarate të fortë nga Kardinali Baldassare Reina i Romës.

Prifti i bazilikës, Reverend Daniele Michelett tha se nuk e kishte vënë re ngjashmërinë me kryeministren kur pa për herë të parë punimet e restaurimit, por u pajtua se ato nuk përputheshin me ikonografinë origjinale dhe kontekstin e shenjtë të kishës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement