Ngjashmëria me Harry Potter i ndryshon jetën - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 7:48

Ngjashmëria me Harry Potter i ndryshon jetën

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 7:48

Felix është një nga të rinjtë më të famshëm në TikTok. E veçanta e 25-vjeçarit është ngjashmëria e tij e frikshme me Harry Potter, ose më saktë më aktorin që e interpreton atë, Daniel Radcliffe.

Pas një videoje ku fotografitë e tij krahasoheshin me ato të Harryt, llogaria personale e Felix arriti në 1.3 milionë ndjekës ndërsa videot morën mijëra shikime dhe shpërndarje.

Felix tregon se ka qenë fans i çmendur i filmave dhe librave të Harry Potter dhe se “superfuqinë” e tij po e shfrytëzon me sa mundet në rrjete sociale.

“Jam në TikTok prej dy muajsh dhe kjo është çmenduri, akoma s’e besoj dot.” deklaron ai.